Site icon Telegrafi

Bekim Jashari: Nuk jam aksidentuar unë, mirëpo një familjar i imi!

Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit ka demantuar lajmin që po qarkullon në media se ai ka pasur një aksident trafiku në njërin prej fshatrave të Drenasit.

“Ka qenë keqinterpretim, nuk jam aksidentuar unë ka qenë djali i axhës tim, Bashkimi”, ka thënë Jashari për Telegrafin.

Ai ka shtuar se djali i axhës së tij nuk ka pësuar lëndime të mëdha dhe se gjendja e tij është e mirë./Telegrafi/

Ndryshe, në media ka qarkulluar lajmi se në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, djali i Hamëz Jashari ka pësuar lëndime.

Exit mobile version