Babai i Valon Behramit, Ragipi është mysafir në Tribuna Channel, duke ndjekur drejtpërdrejtë kongresin e FIFA-s.
Edhe pse fillimisht u mendua se Kosova do të plasohet në Grupin I, kjo gjë mund të ndryshoi sipas tij.
Ai ka thënë se për Grupin e Kosovës do të hedhet short pasi pritet të pranohet edhe Gjibraltari.
“Kam informacione që për grupin e Kosovës do të ketë short, pra s’do të plasohet në Grupin I, nëse pranohet edhe Gjibraltari, gjë e cila është e sigurt. Mbetet të shihet”, konfirmoi babai i Valon Behramit, Ragip Behrami, në emisionin “Arena” . / Telegrafi/