John Obi Mikel është një lojtar që mund të transferohet pa dëmshpërblim në fund të stinorit.
Mesfushorit nigerian do t’i skadojë kontrata me klubin e tij aktual Chelsea dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Por agjenti i tij John Shittu ka treguar se lojtari është i pavendosur nëse do ta pranojë njërën nga tri ofertat që kanë ardhur për të apo do të vazhdojë me Chelsean.
“Chelsea i ka ofruar tashmë rinovimin e kontratës por do të vendosim në fund të stinorit”.
“Gjithashtu kemi marrë tri oferta të rëndësishme me pagë të mëdha nga Kina, por ende asgjë nuk është vendosur”, deklaroi agjenti i lojtarit Shittu. /Telegrafi/