Site icon Telegrafi

E konfirmon agjenti: Conti i kthehet fushave pas dy javëve

SHENZHEN, CHINA - JULY 22: Andrea Conti of AC Milan competes for the ball with Kingsley Coman of FC Bayern during the 2017 International Champions Cup China match between FC Bayern and AC Milan at Universiade Sports Centre Stadium on July 22, 2017 in Shenzhen, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Andrea Conti është njëri nga mbrojtësit e krahut më të talentuar në Itali.

Mbrojtësi italian e nisi mjaftë mirë edicionin e kaluar me Milanin duke luajtur tri ndeshje fantastike në Evropë dhe dy të tjera në kampionat.

Por 24-vjeçari pësoi një lëndim të rëndë duke këputur ligamentet e gjurit dhe duke mbetur jashtë fushave për një vit.

Te Milani besojnë shumë në të dhe mezi presin rikthimin e tij në fushë, rikthim që është shumë afër të ndodh.

Andrea Conti . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ka qenë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi që ka konfirmuar se ylli italian do të rikthehet brenda dy javëve në fushë.

“Conti është duke punuar me ekipin dhe gjashtë 15 ditëve të ardhshme do të fillojë të luaj fillimisht me ekipin e të rinjve”.

“Pas disa ndeshjeve që do t’i luaj me të rinjtë, ai do të jetë gati për ekipin e parë në fund të muajit nëntor”, tha Giuffredi.

Falë paraqitjeve të mira në dy vitet e fundit, Conti kishte marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Italisë.

Për transferimin e lojtarit nga Atalanta, Milan kishte paguar 24 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version