Marc Casado është befasia më e madhe e Barcelonës këtë sezon, pasi ai po shkëlqen nën urdhrat e Hansi Flick.
I dalë nga La Masia, Casado ka zënë vend në formacionin bazë të Barcelonës dhe për shpërthimin e tij ka folur legjenda e Barcelonës Rafa Marquez.
Ish-mbrojtësi meksikan e ka pasur futbollist Casadon në La Masia, derisa ka thënë se ai është një lider.
“Casado një lider total për dëshirën për të pasur sukses, i cili ka fituar të jetë aty ku është me punën e tij”.
“Casado është shumë konkurrues dhe Flick, që në momentin e parë që e pa, vendosi ta mbajë atë. Ju duhet t’i jepni atij meritat për atë zgjedhje dhe për guximin për t’u dhënë këtyre lojtarëve të rinj një rol”.
“Ajo që i veçon është t’u jepet mundësia, kjo është metoda e Barçës – të kesh dikë në fazat e fundit të zhvillimit të futbollit që beson te lojtarët e rinj dhe u jep atyre mundësinë”.
“Me Casadon, Barça Atletic ishte një ekip, dhe pa të, skuadra ishte ndryshe; ai ishte shumë i rëndësishëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Casadó më kujtoi veten për sa i përket qëndrimit, karakterit dhe dëshirës për t’u përmirësuar çdo ditë, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe stërvitje me një mentalitet shumë konkurrues, fitues”, deklaroi Marquez..
Mesfushori 21-vjeçar thuhet se konsiderohet si ‘i paprekshëm’ brenda Barcelonës dhe është bërë një lojtar kyç në sistemin e Hansi Flick. Ai ka bërë 15 paraqitje deri më tani në këtë sezon, duke dhënë pesë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/