Një vajzë nga Missouri duke menduar se mund ta humb babanë, kishte vendosur të bëhet donatorja e tij – duke i dhënë njërën veshkë dhe këtë e mbajti të fshehtë nga ai për tetë muaj derisa ai po i nënshtrohej dializës.
Infermierja Delayne Ivanoëski, 25-vjeçe, ishte e vendosur të jetë donatorja e babait të saj 60-vjeç John, i cili ishte diagnostifikuar me imunoglobulin A, që nënkupton se sistemi i tij imunitar ia sulmonte veshkat për më shumë se një vit.
Kjo do të thotë se kishte nivel të ultë të IgA, pjesë e antitrupave në sistemin imunitar në gjak dhe kjo mund t’i shkaktonte probleme tjera autoimune, transmeton Telegrafi.
“E shikoja duke i kaluar pesë orë në ditë, katër ditë në javë në dializë për më shumë se një vit”, tha Delayne nga Kirkëood.
John kishte humbur të birin dhe vëllain e vetëm të Delayne nga sëmundje e kancerit 16 vite më parë, dhe kategorikisht kishte refuzuar që e bija e tij të jetë donatorja.
“Thash me vete, humba të birin dhe nëse diçka i ndodhë Delayne, nuk e di se çfarë do të bëja. Kisha brenga të mëdha”, tha John për ABC News.
Por 25-vjeçarja ishte e vendosur t’ia jep babait veshkën pa bekimin e tij, sepse i duhej të priste me vite të tëra derisa të siguronin një organ të ri nëse do të lajmërohej ndonjë vullnetar.
Iu nënshtruar të gjitha ekzaminimeve pa e ditur ai se ajo do të jetë donatorja dhe kur gjithçka përfundoi, ajo për tetë muaj ia mbajti të fshehtë këtë fakt.
Kur e mësoi të vërtetën shpërtheu në lot nga emocionet, e këtë moment e kanë dokumentuar me një video të publikuar më poshtë. /Telegrafi/