Telegrafi

E kishte braktisur e ëma në një tualet publik në Tajlandë, banorët e zonës e shpëtojnë foshnjën e porsalindur kur e dëgjojnë duke qarë (Video)

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar pasi është gjetur i braktisur në një tualet publik në Bankok të Tajlandës.

Foshnja është shpëtuar, pasi banorët që jetonin afër tualetit publik e dëgjuan duke qarë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq banorët e lagjes dhe ekipet emergjente, që kishin rrethuar foshnjën e mbështjell me peshqir.

Foshnja e gjinisë mashkull është gjetur në një tualet të papastër lakuriq, dhe besohet se vetëm tri orë më parë ishte sjellë në jetë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Sirindhorn, ndërsa policia është vënë në kërkim të nënës së tij që e ka braktisur. /Telegrafi/