Site icon Telegrafi

E kishin punësuar që të kujdeset për vajzën e tyre, kinezja filmohet nga kamerat e fshehura duke rrahur brutalisht vogëlushen 7-muajshe (Video, +18)

Një dado në Kinë është kapur nga kamerat e fshehta të vendosura në dhomën e gjumit, duke goditur dhe përplasur për shtrati një foshnje shtatëmuajshe, për të cilën në fakt do të duhej të kujdesej për të.

Sikur kjo të mos i mjaftonte ajo është parë duke ia mbështjell kokën me peshqir, dhe duke e përplasur sikur të ishte kukull, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, nëna e foshnjës nga qyteti kinez Datong, ka akuzuar dadon për tentim ngufatje dhe rrahje vetëm pse vogëlushja e gjorë nuk ndalej duke qarë.

Kjo dado ishte punësuar nga prindërit e vogëlushes ndërsa vetëm gjashtë ditë ka “kryer” punën, pasi e pushuan kur kamerat e sigurisë filmuan tmerrin.

Ajo paguhej 3,500 yuan (387 funte), kurse pas dhunës fizike, ajo u pushua dhe ndaj saj ka ngritur padi. /Telegrafi/

Exit mobile version