Një moment bizar është filmuar nga një kalimtar rasti në Rusi, i cili ka arritur ta regjistroj momentin kur një i dyshuar kërcen nga dritarja e katit të dytë të stacionit të policisë, derisa njërën dorë e kishte ende të lidhur me pranga për radiatori të cilin gjithashtu e kishte marrë me vete.
Videoja tregon burrin e paemëruar që pa u hezituar hidhet nga dritarja dhe bie mbi një veturë me ngjyrë të kuqe, ku më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur dhe është filmuar në qytetin e dytë më të madh në Rusi – Shën Petersburg. Por, është interesant se në momentin kur i dyshuari prekë në tokë, nga dritarja e cila kërceu shfaqet një polic që e kupton se personi që e kishte prangosur u arratis.
Nuk dihen arsyet pse ky person është dërguar në stacionin e policisë, apo nëse është kapur sërish nga autoritetet e sigurisë. Ai besohet se ishte lidhur me pranga për radiatori, por ai kishte arritur ta shkul dhe së bashku me të largohet nga stacioni. /Telegrafi/