Telegrafi

E kërkuan edhe më parë, por i refuzoi: Gazeta gjermane zbulon trajnerin që do ta pasojë Xavin te Barcelona

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe trajneri katalunas e ka njoftuar vet këtë gjë.

Gjiganti nga La Liga tani ka punë të vështirë para vetës për të gjetur pasardhësin e Xavit dhe shumë emra janë përmendur në orët e fundit.

Por një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania, ku gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka dhënë emrin e ri të trajnerit të Barcelonës.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës i tregojnë drejtuesve emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Xavin, ai edhe më parë ka drejtuar katalunasit

Gjithnjë sipas ‘Bild’, Hansi Flick do ta udhëheq Barcelonën nga sezoni ia ardhshëm pasi është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e gjigantit katalunas.

Flick pëlqehet shumë nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i cili kishte kërkuar edhe në vitin 2021 të nënshkruante me të, por në atë kohë gjermani i kishte refuzuar dhe kataluansit vendosën për Ronald Koeman.

Katalunasit e mbajnë mend shumë mirë trajnerin gjerman, pasi sa ishte në krye të Bayernit kishin pësuar humbje të rëndë 8-2.

58-vjeçari është i papunë që nga 10 shtatori i vitit 2023 kur u largua nga Përfaqësuesja e Gjermanisë pas dy viteve qëndrim.

Flick deri më tani si trajner ka fituar dy tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë, një herë Ligën e Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe trofeun e Kupës së Botës për klube. /Telegrafi/