Menjëherë pas largimit nga drejtimi i Partizanit, Sulejman Starova ka marrë drejtimin e Feronikelit në Kosovë.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, Starova është shprehur se do të vazhdojë të jetë trajneri i ekipit kosovar edhe gjatë sezonit të ardhshëm, teksa ka thënë se rezultatet negative të Partizanit kanë ardhur vetëm pas largimit të tij.
Ai më tutje pohoi tërthorazi se nuk i pëlqen fakti se në bankën rezervë qëndron një talent i Esat Mala.
“Sa i përket Partizanit, dua të them se skuadra u rindërtua me shpejtësi. Për sa kohë vazhdoi ajo mënyrë loje te Partizani, skuadra po shkonte mirë pasi kishte krijuar fizionominë e saj. Këtu nuk duhet të harrojmë edhe ndërprerjen e sulmeve nga Federata”.
“Partizani e humbi vendin e dytë në ndeshjen ndaj Kukësit, ndërsa ekipi pagoi ndryshimet në formacion. Dyshja Bardhi-Progni është prishur dhe duke iu referuar takimeve të fundit edhe Esat Mala ka përfunduar rezervë dhe kjo është zhgënjyese”, tha Starova.
Luciano Moggi, drejtori sportiv i klubit shqiptar, kishte deklaruar se pret që Malën ta shesin në klubet e mëdha evropiane.
Kujtojmë se mediat shqiptare ditë më parë raportuan se mesfushori prizrenas po vëzhgohet prej skuadrave të Bundesligës, më konkretisht nga Stuttgarti. /Telegrafi/