Telegrafi

E kërkon Manchester United: Bayern Munich ia cakton çmimin Goretzkas

Bayern Munich thuhet se ka vendosur një çmim prej 40 milionë euro për objektivin e Manchester United, Leon Goretzka.

Sipas Sky Sport Germany, kampionët e Bundesligës janë të hapur për të shitur lojtarin nëse marrin një ofertë të pranueshme këtë verë.

Gjigantët gjermanë thuhet se po kërkojnë një ofertë prej 40 deri në 45 milionë euro për të shitur mesfushorin.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp zhvilloi takim sekret me shënjestrën e Manchester United

Raportimet muajin e kaluar pohuan se Manchester United ka monitoruar nga afër  disponueshmërinë e Goretzka mes pasigurisë për të ardhmen e tij.

Interesimi i Djajve të Kuq u shfaq pasi trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, filloi një revolucion veror në klub.

Tuchel pritet ta fillojë sezonin me Joshua Kimmich dhe Konrad Laimer në qendër të mesfushës, me ardhjen e këtij të fundit që ngre dyshime të mëtejshme për të ardhmen e Goretzka.

Lexo po ashtu Zbulohet opsioni më realist për sulmin e Man United - nuk është Victor Osimhen

Ryan Gravenberch dhe Marcel Sabitzer i rikthyer gjithashtu shtuan konkurrencën për vende në mesfushë, me Tuchel që pranoi se nuk mund t’i garantonte Goretzkës një vend.

Goretzka bëri 40 paraqitje për Bayern Munich në të gjitha garat sezonin e kaluar, por e pa kohën e tij të lojës të kufizuar në javët e fundit të sezonit. /Telegrafi/