Telegrafi

E kërkoi me ngulm në Munich, por tani Nagelsmann as nuk i flet mesfushorit Sabitzer

Marcel Sabitzer ka qenë kërkesa kryesore e trajneri Julian Nagelsmann sapo ai mori drejtimin e Bayern Munichut verën e vitit të kaluar.

Mesfushori austriak kishte marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin Nagelsmann, por tani gjërat kanë ndryshuar për të keq mes tyre.

28-vjeçari nuk ka arritur të lë gjurmë në Munich, derisa largimi i tij nga Allianz Arena është mëse i sigurt.

Sport Bild raporton se ka një krisje të madhe mes Sabitzer e Nagelsmann, pasi dyshja tani nuk flasin fare mes vete.

Reprezentuesi austriak është i hidhëruar me trajnerin pasi pretendon sipas raportimit të Bild se meriton më shumë hapësira.

Gjithsesi largimi i tij nga Munichu në verë është i sigurt pasi e ardhmja e tij shihet larg kampionëve të Bundesligas.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në Bundesliga me blerjet e afatit kalimtar veror – emra si Malen, Sabitzer dhe Silva në 11-shen startuese

Sabitzer këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje për Bayernin, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë, por pa arritur të shënojë ose asistoj në ndonjë gol.

Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë interesuar për të në Bundesliga, derisa edhe Arsenal, Roma e Tottneham Hotspur kanë shprehur interesim. /Telegrafi/