Mbrojtësi i Espanyolit, Adria Pedrosa, ka marrë abuzime të shumta në rrjetet sociale, pasi ndërroi fanellën me Lionel Messin pas humbjes 2-0 në Camp Nou.
Dy golat për Barcelonën i ka shënuar Messi, njërën nga goditja e lirë, që është goli i tij i 41 në sezonin.
Pavarësisht se ishte një derbi, Pedrosa 20 vjeç, u nis drejt pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ për fanellën e tij, dhe Messi ishte i lumtur, por edhe i detyruar që ta bëjë shkëmbimin, gjë që e kapi kamera.
Espanyol fans have taken to social media to insult one of their own players.
His crime? He wanted to exchange shirts with one of the greatest to ever play the game… pic.twitter.com/tlYtLWwJSW
— Talking LaLiga (@TalkingLaLiga) March 31, 2019
Pedrosa pas kësaj ka ndjerë zemërimin e tifozëve të Espanyol, të cilët e kanë quajtur me emra të ndryshëm si “Judas”, “një tradhtar dhe “ti je një copë m***”, por edhe nga ata që i kërkuan të largohej nga klubi.
Sigurisht që reagimi ishte pak i ashpër pa marr parasysh rivalitetin.
Ka shumë lojtarë që e duan fanellën e Messit, duke e ditur që djaloshi ka debutuar në La Liga në dhjetor.
Në janar, lojtari i Getafe, Jaime Mata, kishte arritur ta merrte fanellën e Messit, si dhe ndarjen e një përqafimi në fund të lojës më të.
“Ishte një nder që ta marrja fanellën e Messit”.
Jaime Mata ex @Lleida_Esportiu y Leo Messi ( Mejor jugador del mundo) intercambiando camiseta en el @GetafeCF 1 @FCBarcelona_es 2 de esta noche. pic.twitter.com/fvQjugaryF
— ◢ Rodriguez ◢ (@Rodrih100) January 6, 2019
“Është një nder të luash kundër lojtarit më të mirë në botë dhe është një gjë e mirë të jesh në gjendje të ndajë fushën me të”, kishte thënë ai për AS. /Telegrafi/