Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar krye-parlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen e Francesco Becchetit.
Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë dhe hodhi në votim kërkesën e Bardhit e cila u hodh poshtë pasi deputët e PS ishin kundër.
“Janë besoj të qarta votat, me numërim interpelanca nuk do të zhvillohet”, tha Spiropali.
Ndërsa Bardhi akuzoi Ramën se po i fshihet Kuvendit.
“Çfarë do të bëjë Rama, do i fshihet Kuvendit? Boll gënjyet dhe mashtruat opinionin publik. Thuajini shqiptarëve që i humbëm 130 mln euro për një veprim kriminal të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve publikë. Këto 130 mln po shkojnë në xhepat e individitit ndërsa mund të kishin shkuar për pensionistët dhe rrogat”, tha Bardhi. /Telegrafi/