Site icon Telegrafi

E kërcënojnë, i kërkojnë t’i vjedhë paratë e gjyshes

Në Skenderaj një person është kanosur dhe rrahur nga disa të dyshuar tjerë, duke i kërkuar që t’u tregojë se ku i ka fshehur paratë gjyshja e tij.

Të dyshuarit dhe viktima së bashku një herë tjetër kishin hyrë në shtëpinë e gjyshes së viktimës për të vjedhur.

Siç raporton Policia, të dyshuarit viktimën e kanë transportuar me një automjet deri tek një pyll ku më pas të njëjtin e kanë zbritur, e kanë rrahur dhe kërcënuar, me qëllim që i njëjti t’ua tregojë vendin se ku i ka fshehur gjyshja e tij paratë, pasi që gjatë vjedhjes së parë nuk janë gjetur.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version