Site icon Telegrafi

A e “keqkuptoi” bota sundimin e Hosni Mubarakut?

Një analizë e Steven A.Cook për Foreign Policy, sjell një këndvështrim tjetër të pushtimit dhe sundimit të Hosni Mubarak.

Hosni Mubarak, ish-presidenti egjiptian që vdiq javën e kaluar në moshën 91-vjeçe, arriti të bëhet në moshë të re oficer i Forcave Ajrore në Egjiptin e Gamal Abdel Nasser.

Ai ishte dëshmitar i ngjarjes të “animit” të Egjiptit drejt Bashkimit Sovjetik, marrëveshjes së armëve çeke, ndërhyrjes në Jemen, humbjes së qershorit në vitin 1967 (Lufta Arabo-Izraelite), dhe “Luftës së Tërheqjes”.

I vlerësuar nga eprorët dhe vartësit e tij për punën e palodhur, Mubarak në moshën 43-vjeçe u ngrit në detyrë, duke u emëruar komandant i Forcave Ajrore, përcjell Telegrafi.

Luftëtarët nën komandën e tij dhanë sinjalin e luftës së tetorit në vitin 1973 që ndihmuan në bërjen e kryqëzimit të famshëm të Kanalit të Suezit, që konsiderohet triumfi më i madh ushtarak modern i Egjiptit, ndërsa presidenti Anwar Sadat emëroi Mubarakun në pozitën e nënkryetarit.

Epoka e Sadatit ishte gjithashtu tronditëse.

Ishte Revolucioni i Majit 1971, hapja për Vëllazërinë Myslimane, trazirat e bukës nga klasa e ulët në vitin 1977, udhëtimi i Sadatit në Jerusalem, në Camp David dhe Traktati i Paqes i vitit 1979 me Izraelin.

Pastaj erdhi vera dhe vjeshta e “furishme”, gjatë së cilës Sadat urdhëroi arrestimet e kundërshtarëve të tij politikë. Disa muaj më vonë, Sadat u vra. Ndërsa sulmit i shpëtoi për pak zëvendëspresidenti Mubarak, i cili mori vetëm një dëmtim të vogël në dorë.

Kjo ishte historia që formësoi botëkuptimin e Mubarak dhe hodhi bazat për atë që u bë “kodi” i tre dekadave të tij në pushtet: stabiliteti për hir të zhvillimit.

Ai e kishte parë nga afër se si trazirat politike, ndryshimet e shpejta të epokave të mëparshme mund ta bëjnë Egjiptin jo-stabil, kështu ishte i vendosur të drejtonte shtetin dhe të arrinte qëllimet e tij, shkruan analisti Cook.

Nëse kthehemi në të kaluarën, sipas tij, është e vështirë të mohosh se sa i suksesshëm ishte në të dyja pozitat.

Në kohën kur Mubarak u largua nga detyra në shkurt të vitit 2011, pritshmëritë e zhvillimit të Egjiptit kishin arritur nivelet botërore, megjithëse gjatë kohës sa ishte president, niveli i natalitetit dhe mortalitetit kishin rënë dukshëm, ndërsa shkalla e imunizimit të fëmijëve për tuberkulozin; difteria, pertusis dhe tetanozi; Hepatiti B; fruthi; dhe poliomieliti ishte në intervalin 96 deri 98 për qind, thotë analisti.

Sipas tij, që kur Mubarak bëri betimin në tetor të vitit1981, midis 1981 dhe 2011, raporti i varësisë së moshës në Egjipt – një masë e ashpër e popullsisë e varur financiarisht nga të tjerët – ra për një të tretën.

Numri i personave që dinin të shkruanin ishte përmirësuar dukshëm, por jo mjaftueshëm, dhe përqindja e popullsisë që punonin në bujqësi ra nga afro 40 në 30 për qind.

Megjithëse niveli i punësimit industrial mbeti i qëndrueshëm, numri i punëtorëve në sektorin e shërbimeve u rrit ndjeshëm.

Sigurisht, këta tregues socio-ekonomikë janë ilustrues, por demaskojnë pikëpamjen konvencionale se në epokën e Mubarak kishte ngecje, vlerëson analisti Cook.

Megjithatë, veçanërisht në vitet e para të kryengritjes së janarit në vitin 2011, disa pohojnë se egjiptianët ishin kolektivisht më mirë për tre dekadat e sundimit të Mubarak.

Ndoshta i njëjti progres do të kishte ndodhur nën sundimin e një presidenti tjetër egjiptian, megjithatë nuk ishte dikush tjetër, kështu që nuk ka asnjë mohim që këto zhvillime janë pjesë e trashëgimisë së Mubarak, shkruan analisti.

Gjatë mandatit të tij të gjatë, Mubarak raportohet se u ka thënë shpesh bashkëbiseduesve se ai e njihte Egjiptin më mirë se kushdo tjetër.

Ai nuk është shprehur i gatshëm të dëgjojë sugjerimet e tjerëve që të punojë në reformat ekonomike, apo të lejojë më shumë liri politike, ndërsa këto veprime ishin të rrënjosura shumë në përvojat e Egjiptit në të kaluarën, marrim shembull, Sfidën e Vëllazërisë Myslimane të viteve 1950, lëvizja studentore një dekadë më vonë, regjimi – tronditja e protestave të vitit 1977 dhe kryengritja e viteve 1990.

Sipas mendimit të tij, zbatimi i kërkesave të aktivistëve vendas dhe amerikanë do të rrezikonte qëllimet e tij të lidhura me stabilitetin dhe zhvillimin në vend, thotë analisti në shkrimin e tij për Foreign Policy.

Problemi është se politikat e stabilitetit të zhvillimit nuk ishin të mjaftueshme për miliona egjiptianë.

Jo të gjithë ndanë “të mirat e zhvillimit të Egjiptit”, dhe më e rëndësishmja, shumë ndjenin se ishin lënë mbrapa.

Mbi të gjitha zhvillimi që mundësoi Mubarak gjatë viteve të tij të fundit është konsideruar “jo i barabartë”.

Kur punëtorët, gazetarët, intelektualët, studentët dhe aktivistët e të gjitha shtresave dhe varieteteve kundërshtuan, ata u abuzuan.

Egjiptianët kurrë nuk jetuan nën të njëjtin nivel të represionit që irakianët ose sirianët përjetuan gjatë viteve 1980, 1990 dhe 2000, por stabiliteti me çdo kusht u bë një justifikim për brutalitetin e sponsorizuar nga shteti.

Ndërsa vazhdoi periudha e Mubarakut, pati edhe një arrogancë të thelluar të pushtetit – në fund të fundit, ai besonte se ai e dinte më mirë kapitalizmin kronik, korrupsionin dhe nepotizmin.

Nuk është se këto patologji nuk kishin ekzistuar më parë, por në ato vite fatale para kryengritjes, duke filluar me të ashtuquajturën qeveri “Dream Team”, e ngarkuar për të shkuar përpara me reformat ekonomike neoliberale, këto probleme dukeshin më të theksuara se kurrë më parë.

Atëherë të gjitha kontradiktat dhe dilemat që pllakosën Egjiptin për shumë vite u mblodhën në fillim të vitit 2011 dhe, si “rrufeja në një shishe”, sollën qindra mijëra, mbase miliona egjiptianë në rrugë për të kërkuar fundin e sundimit të Mubarak.

Ishte një kthesë mahnitëse e ngjarjeve gjatë atij sezoni të befasishëm të protestave.

Por, si duhet vlerësuar sundimin e Mubarak, i cili ishte po aq i rëndësishëm në mënyrat e tij si Nasser dhe Sadat?

Sikurse e atyre, shkruan Cook, edhe trashëgimia e tij është shumë e përzier. Arritjet e Mubarak janë reale, por megjithatë ato janë “në hije”.

Ironikisht, përqendrimi i tij gati patologjik mbi stabilitetin prodhoi Egjiptin e sotëm – një vend që ka “rrëshqitur” nga një krizë politike në një tjetër krizë politike gjatë dekadës së fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version