Site icon Telegrafi

E keqja bashkon Angelina Jolien dhe Bradd Pitt

Lajmi për divorcin e tyre tronditi showbizin gjatë vitit 2016, por mesa duket e vërteta qëndron se ky lajm ka arritur me vonesë tek publiku.

Autori i njohur Ian Halperin ka njoftuar së fundmi se do të nxjerrë shumë shpejt një dokumentar të përgatitur për Angelina Jole dhe Brad Pitt, duke treguar historinë e vërtetë të divorcit të tyre, transmeton Telegrafi.

Mesa duket e keqja do t’i bashkojë Angelinën dhe Brad kundër regjisorit që synon të nxjerrë sekretet e ndarjes së tyre.

Lexo po ashtu Pitt tashmë ka të dashur të re?

“Brangelina” mban titulli dokumentarit të Ian, i cili do të zbulojë arsyen e ndarjes së ish-çiftit.

Është përfolur se e vërteta e hidhur qëndron në faktin se ata kishin më shumë se një vit të ndarë, dhe për vërtetimin e kësaj pritet të publikohen regjistrime dhe intervista që s’janë parë asnjëherë më parë.

Tash e një kohë Angelina dhe Brad ndajnë sëbashku një betejë të madhe ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, por duket se atyre do tu shtohet edhe një problem tjetër shumë i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version