Telegrafi

E keni shpërthyer puçrrën!

Me një pambuk të pastër vendosni mbi akne ndonjë krem ose losion antibakteror, me qëllim që ta zvogëloni skuqjen dhe ta pengoni shfaqjen e infeksionit. Në rast se vrima e puçrrës është edhe më tutje pjesërisht e mbushur, ndërpritni përdorimin e kremit antibakteror, sepse kremi pengon pastrimin e tërësishëm të vrimës.

Në vend të saj, lyejeni aknen me hidrogjen (3%), i cili do t’i shkatërrojë bakteret. I gjithë procesi përfundon me vendosjen e kremit joyndyror-hidratues dhe bazës për makijazh.

Nëse edhe më tutje jeni të vendosur që ta shtypni aknen, atëherë atë bëjeni në mënyrë të duhur. Një kohë të shkurtë mbani diçka të ngrohtë në pjesën ku ndodhet puçrra, me qëllim që vrima të hapet dhe në këtë mënyrë do të lehtësohet shtypja.

Pastrojeni me alkool një lancetë të hollë mjekësore ose një gjilpërë të zakonshme për qepje, dhe pastaj në mënyrë të kujdesshme shpojeni aknen. Pastaj mbështillni gishtat tregues të të dy duarve me një pecetë letre dhe shtypeni ngadalë puçrrën. Nëse nuk mund të nxirrni asgjë, atëherë ndërpriteni këtë veprim, dhe vendosni hidrogjen mbi akne. /Telegrafi/