Telegrafi

A e keni parë ndonjëherë kaq “të shëmtuar” Shpatin? Kjo karikaturë e bën të duket i tillë (Foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ndonëse nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, prapëseprapë arrin të jetë goxha i ndjekur nga fansat.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një fotografi, ku shfaqet një karikaturë e tij, e vizatuar nga një fans.

Lexo po ashtu Publikohet traileri i klipit më të ri "Faji" nga Shpat Kasapi dhe Ingrit Gjoni (Video)

Karikatura e shfaq Shpatin shumë të deformuar në trupin dhe fytyrë, gjersa kjo duket të ketë qenë arsyeja që atij i është dukur interesante për ta ndarë me fansat.

Përndryshe, ai shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Ingrit Gjonin, këngën dhe videoklipin “Faji”. /Telegrafi/