Site icon Telegrafi

E keni parë filmin “Hotel Ruanda”? Njeriu që u portretizua si hero në atë film është shpallur fajtor për terrorizëm

Një burrë që u portretizua në një film si një hero shpëtues gjatë gjenocidit në Ruandë, është dënuar për terrorizëm nga një gjykatë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Paul Rusesabagina u shpall fajtor për mbështetjen e një grupi rebel nga mërgimi i cili vrau civilë në sulmet në vitin 2018.

Familja e tij ka pohuar se ai u dërgua në Ruandë me forcë. Ata gjithashtu kanë thënë se ai nuk kishte një gjykim të drejtë.

Udhëtimi i Rusesabagina nga figura e famshme në armikun shtetëror ndodhi ndërsa kritikat e tij ndaj qeverisë u rritën.

Në një periudhë prej 100 ditësh nga prilli 1994 – 800,000 njerëz, kryesisht nga grupi etnik Tutsi, u masakruan.

Në filmin e nominuar për Oscar “Hotel Ruanda”, Rusesabagina, të luajtur nga Don Cheadle, u tregua se si menaxher hoteli, ai arriti të mbrojë më shumë se 1.000 njerëz që kishin kërkuar strehim.

Por ndërsa profili i tij u ngrit pas publikimit të filmit në vitin 2005, kritikat e tij ndaj qeverisë pas gjenocidit dhe presidentit Paul Kagame fituan një audiencë më të gjerë.

Duke jetuar në mërgim, ai vazhdoi të drejtonte një koalicion opozitar, i cili kishte një krah të armatosur – Fronti Nacional Çlirimtar (FLN).

FLN u akuzua për kryerjen e sulmeve në vitin 2018, në të cilat autoritetet thanë se u vranë nëntë persona.

Ndërkohë familja e Rusesabagina ka thënë se ai u rrëmbye dhe u dërgua me forcë në Ruanda vitin e kaluar.

Por në gjykatë, një dëshmitar foli për mënyrën se si ai kishte mashtruar Rusesabagina në një aeroplan në Dubai duke i thënë se po fluturonte për në Burundin fqinj.

Ai u tërhoq nga gjykimi në mars të këtij viti, menjëherë pasi filloi, duke thënë se atij “nuk po i jepet një shans i drejtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version