Site icon Telegrafi

A e keni ditur se në SHBA nuk vendos vota popullore, por ajo elektorale (Video)

Ndryshe nga ç’ndodh në shumë vende të botës, në SHBA nuk është vota e popullit ajo që përcakton se cili kandidat do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes votës elektorale nga 538 anëtarët e Kolegjit zgjedhor.

Këta të fundit janë një grup njerëzish të quajtur ndryshe si elektorët e mëdhenj të cilët zgjidhen nga populli. Për shembull California ka 53 anëtarë në dhomën e përfaqësueseve dhe 2 në senat, gjithsej ky shtet siguron 55 vota elektorale.

Por çfarë kuptojmë me votë elektorale? Ishin pikërisht etërit e kushtetutës të cilët vendosën në vitin 1787 këtë sistem me qëllimin për të mbrojtur shtetet e vogla nga dominimi i atyre me popullatën më të madhe.

Secili nga 50 shtetet amerikane ka numër të barabartë të votave elektorale me numrin e anëtarëve të Kongresit. Nëse rezultatet e zgjedhjeve janë të barabarta, ose rezultat është i ngushtë atëherë është Dhoma e Përfaqësuesve ajo që zgjedh presidentin.

Pse pikërisht ky numër, 538 anëtarë? Është shuma e 435 përfaqësues të kongresit, plus 100 senatorët dhe 3 përfaqësuesit e distriktit të Kolumbias. Ata mblidhen në 19 dhjetor për të zgjedhur presidentin dhe në 20 janar Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës merr zyrtarisht detyrën.

Sa më shumë njerëz të ketë një shtet aq më shumë vota elektorale sigurohen. Për shembull nëse Teksas ka një popullsi prej 25 milionë banorësh atëherë siguron 38 vota të kolegjit zgjedhor, nëse Delware ka një popullsi prej 936000 atëherë siguron vetëm 3 vota elektorale.

Kandidati fitues duhet të sigurojë të paktën 270 vota elektorale nga totali. Në të gjitha shtetet përveç Maine dhe Nebraskës, kandidati që merr më shumë vota fiton të gjithë votuesit e mëdhenj të shtetit. Kështu fitues nuk shpallet ai që merr votat më të shumta popullore, por ai që siguron numrin më të madh të votuesve të mëdhenj pra të elektorëve.

Por a mundet që një kandidat i cili merr më pak vota popullore se rivali të behet president? Po historia amerikane ka shembuj të tillë. Rasti i George W. Bush,tregon më së miri rolin e votës elektorale, transmeton shqiptarja. Edhe pse Bush, kishte mbi 500 mijë vota popullore më pak se kandidati i tij Al Gore, ai u shpall president i Shteteve të Bashkuara me 271 vota të Kolegjit Zgjedhor.

Exit mobile version