Site icon Telegrafi

A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?

AdobeStock

Kontracepcioni është një ndër gjërat e para për të cilin partnerët bisedojnë lidhur me seksin, ndërsa më së shpeshti fillon me bisedat ndërmjet meshkujve që prezervativët u janë pengesë dhe që ata më me dëshirë nuk do t’i përdornin…

Mirëpo, ky është mendim i gabuar për arsye të thjeshtë – kontracepcioni drejtpërdrejt çon drejt shumë e më shumë seksit.

Nuk besoni?

Hulumtimit të agjencisë së popullarizuar i janë bashkuar më shumë se 200.000 femra nga 47 shtete të botës dhe ka zgjatur 10 vjet dhe rezultatet janë të pamëshirshme – 90 për qind e femrave të cilat kanë përdorur ndonjë formë kontracepsioni kanë pasur marrëdhënie të rregullta dhe të shpeshta.

Numri që zë vendin e dytë – 72 për qind e femrave të cilat nuk kanë përdorur mbrojtje nga shtatzënia nuk kanë pasur në periudhën e përmendur marrëdhënie as të shpeshta, as të rregullta, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ç'duhet të dinë femrat për efektet e kontraceptivëve

Të vazhdojmë tutje?

Çështja është shumë e thjeshtë – femrat kanë nevojë për siguri dhe besim në mënyrë që të relaksohen mjaftueshëm për t’u kënaqur në seks, gjë që në një numër të madh të rasteve nuk është e mundshme nëse frikësohen nga shtatzënia. /Telegrafi/

Exit mobile version