Telegrafi

E keni admiruar këtë këngëtare, tash kthehet fuqishëm (Foto/Video)

Këngëtarja e dikurshme e grupit “The Black Eyed Peas”, Fergie, për një kohë i ka munguar skenës muzikore, pasi ishte shtatzënë dhe ishte bërë nënë.

Ajo dhe partneri i saj, Josh Duhamel, janë prindër të një djali, ndërsa pas pauzës së gjatë, ajo ka vendosur se tash është momenti i duhur për t’iu kthyer projekteve të reja.

41-vjeçarja është duke përgatitur materialin promovues për albumin e saj të ri, me titull “M.I.L.F. $”.

Nuk ka dyshim se fansat e saj janë duke e pritur me ngulm projektin e ri. /Telegrafi/