Telegrafi

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Trajneri i Kombëtares së Rumanisë, Mircea Lucescu i ka arsyetuar tifozët dhe mbështetësit e Kombëtares së Kosovës, pas vërshëllimës së himnit dhe sharjeve gjatë ndeshjes, duke pranuar se një pjesë të fajit e kanë edhe vet ata.

Mbështetësit e Kosovës e kanë sharë himnin rumun, dhe në fund të lojës kanë hedhur sende në drejtim të futbollistëve, hakmarrje për atë që ndodhi në ndeshjen e Bukureshtit të vitit të kaluar, kur tifozët rumun brohoritën “Kosova e Serbi”.

Duke komentuar këtë aspekt, Lucescu ka shpjeguar se fajin e kanë edhe mbështetësit rumunë, të cilët provokuan kosovarët në ndeshjen e vitit të kaluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

“Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin”, ka thënë fillimisht Lucescu pas ndeshjes.

“E dija që kjo do të ndodhte. Lojtarët ishin përfaqësues të denjë të vendit në këto kushte të vështira. Ne ishim të përgatitur paraprakisht”.

“Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha”, përfundoi trajneri i njohur rumun.

Ndryshe, ndeshja e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri përfundoi me humbjen e Kosovës me rezultat 0-3. /Telegrafi/