Site icon Telegrafi

E kemi ditur gabim, ishte DiCaprio që iu afrua Aurelës! Më intriguese është çfarë i tha ajo?

Të gjithë i mbani mend fotot e Aurela Hoxhës duke takuar legjendën e kinematografisë Leonardo DiCaprio në një event të njohur të huaj ku ajo morri pjesë.

E ftuar në ‘Thumb’ Aurela qartësoi atë që kishim imagjinuar për këtë episod takimi. Pra, nëse kishit menduar me të drejtë se ishte sipërmarrësja shqiptare ajo që iu afrua aktorit, në fakt ka qënë e kundërta.

“Unë isha aty me Endritin dhe Bleonën e sapo pashë Leon, i them Bleonës ‘Ua e kam shumë qejf’. Mos iu afro më tha Bleona pasi nuk lejohet. Edhe po iu afrove për foto, truprojat e tij do të të nxjerrin jashtë” rrëfeu Aurela Hoxha.

“Në një moment gjatë mbrëmjes, Leo zgjati dorën drejt meje për të më përshëndetur dhe atë që unë i kam thënë në ato momente nuk e di askush përveç vëllait, Enritit dhe dy miqve të afërt. U emocionova aq shumë sa i thashë diçka në anglisht, por nuk e them dot”, shtoi modelja dhe prezantuesja.

Fakti që ajo nuk e tregon dot, e bën ende më intriguese! Ç’mund t’i ketë thënë vallë?

Exit mobile version