Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Të dua”, të cilin ia dedikoi vajzës së tij, Hanës.
Menjëherë pas kësaj, ish-partnerja e Mozzik, reperja Loredana Zefi, ka bërë një pyetësor në rrjete sociale.
Ajo i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve, gjersa ka qenë i përfshirë edhe ish-bashkëshorti Mozzik.
Kjo meqë sipas tekstit të reperit dukej sikur kishte pengesa për të parë të bijën e po ashtu edhe për një tradhti nga ana e 27-vjeçares.
Këtyre aludimeve iu është përgjigjur vetë artistja, një prej të cilëve e ka pyetur nëse e lejon Mozzikun të takojë vajzën.
“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”, u shpreh këngëtarja.
“A e ke tradhtuar ndonjëherë ish-in?”, i ka shkruar një tjetër. “Jo”, është përgjigjur ajo.
Ata u ndanë përfundimisht gjatë vitit të kaluar, pasi ia kishin dhënë njëri-tjetrit një shans të dytë. /Telegrafi/