Bukuroshja e njohur, Elita Rudi, është rikthyer me emision të ri pas një kohe të gjatë.
Në “The Elite Way” ndër të ftuarit ka qenë edhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.
Në një nga lojërat e programit, ajo ka vënë në siklet partnerin me një pyetje.
“A e ke tradhtuar gruan”, ka qenë pyetja drejtuar Gjikos.
Artisti pejan ia ktheu përgjigjen menjëherë duke thënë: “Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu”.
Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.
Ata nuk ka dyshim se janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradë. /Telegrafi/