Telegrafi

E karantinuar në shtëpi, Diellza Kolgeci publikoi fotografi duke marrë rreze dielli

Diellza Kolgeci ashtu si shumë shqiptarë të tjerë është duke qëndruar e izoluar, për shkak të coronavirusit që tanimë ka kapluar vendin.

Ndërsa është gjatë gjithë kohës në shtëpi, ajo ditën e sotme ka shfrytëzuar motin e mirë për të marrë ca rreze dielli në ballkon.

Bukuroshja ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Facebook, teksa shfaqet mjaft atraktive me dukjen e saj natyrale.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

“Tani ora 16:19, në deti duke u rrezitur, vitaminë D, ballkoni im i dashur”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci

Kolgeci shquhet për pamjen dhe akoma vazhdon të ngelet njëra prej artisteve më të bukura në trojet shqiptare.

Diellza Kolgeci (Foto: Facebook)

Diellza momentalisht është duke e shijuar tejet shumë mëmësinë, një nënë mjaft e përkushtuar ndaj vajzës Helenës që e solli në jetë prillin e kaluar. /Telegrafi/