Telegrafi

E kapin për ulëse me ngjitës

Udhëtarja Maria Esther Castillo gjatë fluturimit ka filluar të sillet në mënyrë të çuditshme, t’i prek udhëtarët tjerë dhe të kërkojë që aeroplani të lëshohet në tokë dhunshëm.

Ajo as që u ka vënë veshin vërejtjeve të stjuardesave, por ka filluar t’i kap ato për prapanica, e në fund ka sulmuar një udhëtar të verbër dhe ia ka shkulur flokët njërës prej udhëtareve të fluturimit.

Anëtarët e ekuipazhit e kanë kuptuar se nuk ka rrugëdalje tjetër, prandaj e kanë ngjitur atë për ulëse deri në aterrim.

FBI e ka arrestuar menjëherë dhe atë e pret gjykimi për shkak të rezistimit të arrestimit dhe për shqetësim të ekuipazhit si dhe udhëtarëve.

Dëshmitarët kanë thënë se e kishin parë duke pirë në njërin nga baret e aeroportit, derisa alkool ka pasur edhe në aeroplan.