Site icon Telegrafi

E kapin duke vjedhur, e rrahin dhe e djegin për së gjalli – turma brohoriste (Video, +18)

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet që është filmuar në një qytezë në Meksikë, ku masa e tërbuar kishte marrë drejtësinë në duart e tyre.

Personin e dyshuar për vjedhjen e motoçikletës, banorët e nervozuar e kishin zhveshur lakuriq dhe më pas e kanë rrahur brutalisht, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata më pas e kanë djegur për së gjalli në qendër të qytetit, derisa masa brohoriste.

Në video shihet një grup burrash të nervozuar, duke goditur me grushta e shkelma viktimën. Por, videoja ndërpritet për disa sekonda dhe më pas shfaqet duke u djegur për së gjalli, derisa rreth tij ishte grumbulluar turma që brohoriste.

Ata madje kishin pasur kohë ta filmojnë këtë moment rrëqethës, ndërsa që ishte shfaqur në vendin e ngjarjes nuk kishte mundur ta qetësoi turmën e nervozuar.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se burri nuk i ka mbijetuar djegieve, dhe se janë duke hetuar rastin për të cilin deri më tani askush nuk është arrestuar.

Prokurori i shteti Fernando Valencuela nuk fajëson policinë, por “problemet ekonomike dhe papunësinë” që janë arsyet kryesore të këtij sulmi shokues. /Telegrafi/

https://twitter.com/RT_com/status/994064416806092800

Exit mobile version