Telegrafi

E kapin duke vjedhur derivate, meksikanët ndëshkojnë në mënyrën më brutale të riun (Video, +18)

Banorët e një qyteti në Meksikë i janë hakmarrë në mënyrën më të rëndë, një të riu të dyshuar për vjedhjen e derivateve.

Videoja amatore e filmuar me telefon të mençur në qytetin Ekatepek në pjesën veriore të Mexico City, shfaq dy persona duke e mbajtur me fytyrë në tokë hajnin, transmeton Telegrafi.

Njëri prej personave që e mban të dyshuarin ka në duar një shufër të hekurt, në të cilën shkruan në gjuhën spanjolle “por rata” që do të thotë “sepse është miush”. Ai pa u menduar dy herë ia vuri në shpinë duke i lënë shenjë nga shufra e nxehtë.

Kurse i dyshuari nga dhimbja e madhe bërtiste me tërë forcën, edhe pse nuk mund të lëvizte pasi i kishte duart e lidhura me pranga dhe kishte një shami në kokë.

Ndryshe Meksika është duke u ballafaquar me problemin e mungesës së derivate që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi që në masë të madhe janë duke ndodhur vjedhje nëpër rafineritë e naftës. /Telegrafi/