Një burrë i cili dyshohet se kishte vjedhur, është detyruar t’ia hap vetes “varrin” dhe është rrahur keq nga një grup burrash të cilët e akuzonin se kishte plaçkitur në disa shtëpi.
Banorët e Dwarsloop në Afrikën e Jugut, kishin kapur një burrë për të cilin dyshonin se po plaçkiste shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Dhe derisa burrat e kësaj zone po qëndronin të nervozuar pranë tij, ai ishte detyruar t’ia hap vetes varrin me lopatë. Më pas këta burra e urdhëruan të futet në “varr”, dhe më pas ia mbushën trupin me dhe deri në bel.
Në videon e publikuar nga njëri prej burrave, hajni shfaqet i tmerruar nga frika në “varrin” e tij të mbushur me dhe deri në bel, ku vazhdimisht goditej me lopatë në kokë, derisa i luste banorët e zonës që t’ia falin.
Por pas intervenimit të policisë ai është liruar dhe dërguar në spital për trajtim, pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga goditjet e marra. /Telegrafi/