Site icon Telegrafi

“E kam të vështirë ta mbajë në bankën rezervë”, trajneri i Clujit thurë lavde për Ermal Krasniqin

Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka folur fjalë të mira për sulmuesin anësor nga Kosova, Ermal Krasniqin, i cili ishte vendimtar në fitoren e së enjtes mbrëma ndaj Arges.

CFR Cluj ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Arges në çerekfinale të Kupës së Rumanisë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale.

Goli i vetëm për gjigantin rumun erdhi në minutën e 89-të dhe ishte malishevasi Ermal Krasniqi, i cili ia siguroi Clujit kualifikimin.

Lexo po ashtu Ermal Krasniqi shënon gol të bukur, kalon Clujin në gjysmëfinale

Krasniqi erdhi në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe pasi ia siguroi fitore, trajneri i Clujit foli fjalët më të mira për të.

“Do të kisha dashur të kisha një lojtar para Krasniqit në fushë dhe ai të ishte rezervë. Ky do të ishte një grup me cilësi të lartë”, ka thënë fillimisht Petrescu.

“Krasniqi hyri edhe një herë me Arges dhe shënoi. E kam të vështirë ta mbaj në bankën rezervë”, përfundoi trajneri rumun. /Telegrafi/

Exit mobile version