Site icon Telegrafi

“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Besfort Zeneli ka konfirmuar edhe zyrtarisht në mediat suedeze se ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës dhe është në pritje të Kombëtares së Suedisë.

Mesfushori qëndron 21-vjeçar ka qenë një nga yjet e Elfsborg gjatë sezonit me dy gola dhe dy asistime në Allsvenska dhe ndeshjet kualifikuese që e çuan skuadrën ekipin suedez në Ligën e Evropës.

Zeneli ka bërë gjashtë ndeshje për Kosovën U21 dhe tani është ftuar për ndeshjet e shtatorit të Dardanëve në Ligën e Kombeve, ftesë të cilën lojtarin e ka refuzuar.

Në një intervistë për mediumin Sportbladet, Zeneli e ka konfirmuar vet që ka refuzuar Kosovën duke thënë se do të dëshironte të luante për kombëtaren suedeze.

“Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani por e kam refuzuar”, ka thënë fillimisht Zeneli për Sportbladet.

“Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem i përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen”.

“Ndihem mirë që mora këtë vendim. Suedia është më e drejtë për mua”, shtoi mesfushori.

Vëllai i madh i Besfortit, Arbër Zeneli më parë kaloi nga përfaqësuesja e Suedisë në nivel kombëtar të të rinjve në kombëtaren A të Kosovës, por kjo nuk ka ndikuar aspak te lojtari i Elfsburgut.

“Si vëllai ashtu edhe familja më mbështesin plotësisht në vendimin tim. Nuk ka pasur absolutisht asnjë problem”, përfundoi 21-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version