Site icon Telegrafi

“E kam pritur gjatë”, Muharrem Jashari me emocione flet për debutimin tek Kosova

Kosova arriti që të marrë tri pikët në udhëtim ndaj Lituanisë duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje dy lojtarë debutuan me fanellën e ‘Dardanëve’, portieri Amir Saipi dhe mesfushori Muharrem Jashari.

Jashari pas përfundimit të ndeshjes tha se debutimi me Kosovën ishte një ndjenjë shumë e veçantë të cilën e kishte pritur gjatë.

“Është një ndjenjë shumë e mirë, e kam pritur shumë gjatë këtë debutim dhe është një ndjenjë shumë e veçantë nga ana ime për ato minuta që pata”.

Në fund mesfushori kosovar nënvizoi se fusha ishte në gjendje shumë të rënduar dhe iu shkaktoi mjaft probleme gjatë ndeshjes.

“Fusha na ndikoj në minutat e fundit dhe në fillimin e ndeshjes sepse ka qenë një fushë shumë e keqe, por në fund i arkëtuam këto tri pikë dhe vazhdojmë përpara”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version