Site icon Telegrafi

“E kam parë si baba, si vëlla”, Laerti i drejtohet Valbonës pas deklaratës së saj: Cilat janë ndjenjat e tua të sinqerta?

Tensionet mes Valbonës dhe Laertit janë rritur ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pas vendimit të aktorit për të shpëtuar Rozanën në zgjedhjen zinxhir, duke lënë Valbonën jashtë këtij zgjedhimi.

Gjatë transmetimit të një klipi që përmbledhte këtë situatë, Valbona shprehu zhgënjimin e saj dhe ndau ndjenjat e forta që ka pasur për Laertin.

“E kam parë si baba, si vëlla”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se e ka konsideruar atë si një figurë të fortë dhe mbështetëse brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, Laerti e sfidoi me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Kush janë ndjenjat e tua të sinqerta?”

Në debat u përfshinë edhe Jozi dhe G Bani, duke e bërë situatën akoma më të nxehtë.

Valbona nuk u tërhoq dhe vazhdoi të shprehte zhgënjimin e saj, duke thënë:“Habitem sërish me Laertin që flisnim për ne, dhe ai përmend G Banin. Por mesa duket është e qartë. Ajo për të cilën po flisja pak më parë, është që ndjenjat e mia për Laertin kanë qenë dhe janë shumë të sinqerta. Kur thashë ‘E shoh si baba, si vëlla’, e kisha për faktin se unë e imagjinoj mashkullin tim si një figurë të fortë, dikë që të kem në krahë. Tani, mendoj se më ka përdorur për lojën e tij”.

Kjo përplasje mes dy banorëve ka hapur një debat të madh në shtëpi dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë në marrëdhënien e tyre dhe në dinamikën e lojës në spektaklin e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version