Qytetari në linjë drejtëpërdrejt në emisionin e mëngjesit ”E dua Maqedoninë” në TV Sitel ka deklaruar diçka shumë interesante. Ai pohon se e ka blerë vendin e punës për 3000 euro, njofton Telegrafi.
”Nuk mbështes asnjë parti politike dhe jam i pa varur. Unë e kam blerë vendin e punës për 3000 euro. Punoj në ”Trafikun e Qytetit”. Si do të mi kthej LSDM paratë kur të vijë në pushtet. A do të dal ndonjë burr që do kthej paratë e mia? Nga përfaqësues i OBRM-PDUKM e kam blerë vendin e punës”
Prezentuesja e emisionit e ndërpreu disa herë duke i thënë se ajo nuk ka qenë në bisedime për blerjen e vendit të punës./Telegrafi/