Site icon Telegrafi

“E kam babin prokuror”, e reja në Prishtinë për pak sa nuk e goditi me veturë kalimtaren- reagime të shumta në shoqëri

Një vajzë në Prishtinë është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë.

Vozitësja përveç ofendimeve të njëpasnjëshme, ka thënë se babain e ka prokuror.

“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë qytetarja në veturë, në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“.

Ndërkohë, gruaja tjetër me fëmijë largohet nga disa kalimtarë të rastit.

Kjo video ka ngjallur reagime të shumta në shoqëri, derisa është deklaruar edhe avokati Arianit Koci.

Koci, thotë se vajza e cila u bë virale me sjelljet e saj në komunikacion dhe kërcënimin ndaj këmbësores “se e ka babin prokuror” mund të dënohet me gjobë të madhe.

“Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim. Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë. Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë. Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici. Policia në këto raste është shumë efikase.  Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe”, ka shkruar Koci.

Exit mobile version