Telegrafi

E kaluara, ndihmë për McLaren

Pasi McLaren e fitoi garën e dytë me radhë me të dy pilotët në dy vendet e para, skuderia britanike e sheh veten të parën, si në renditjen e konstruktorëve, ashtu dhe në renditjen e pilotëve.

“Përgjithësisht ekipi ka luftuar vërtet shumë. Ne kemi tejkaluar shumë luftëra, kështu që i kemi ngasësit me përvojë dhe ata e dinë se sa vështirë është”.

“Ne kemi ndoshta më shumë përvojë në ekip se Red Bulli, ndërsa ekipi është i përkushtuar. Ne nuk e nënvlerësojmë Red Bullin, por ne kemi fituar në të kaluarën, kurse ata jo”, deklaroi Whitmarsh. /Telegrafi/