Ministër i ri i shëndetësisë do të jetë neurokirurgu, Venko Filipçe. Ai është ministër pasardhës i Arben Taravarit i cili tanimë është kryetar i Gostivarit.
Filipçe nuk e ka të kaluarën e pastër, nëse e marrim parasysh qëllimin e qeverisë Zaev që insiston të jetë qeveri e reformave, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai më herët ka qenë këshilltar e ish-ministrit të OBRM-PDUKM-së në shëndetësi, Nikolla Todorov. Ai edhe tani është këshilltar por i Zoran Zaevit për shëndetësi.
Filipçe ka qenë edhe pjesë e grupit të Plenumit të profesorëve që kanë bërë protesta kundër kërkesave të mjekëve, njofton A1on.mk
Për këtë pjesë të karrierës, ai ka thënë se nuk e ka ditur çka ka mbështetur.
Në ”perandorinë” e Gruevskit, ai ka qenë pjesë e disa komisioneve të shëndetësisë. /Telegrafi/