Pierre-Emerick Aubameyang ka kritikuar hapur Konfederatën e Afrikës, pasi janë ndjerë sikurse pengje, kur kaluan natën në aeroportin e Gambisë me lojtarët e Gabonit.
Lojtarët gabonez ishin nisur për t’u takuar me Gambinë në kualifikimet e Kupës së Afrikës, por kur arritën atje, nuk u ishte siguruar transporti dhe u detyruan të flenë në aty.
Për këtë gjë, ylli i Arsenalit ka shpërthyer ndaj krerëve të garës, duke i thënë se ata i kanë trajtuar si pengje.
👏🏽👏🏽record pic.twitter.com/ycUGbPa6Cf
— AUBA⚡️ (@Auba) November 16, 2020
“Ende duke pritur që të hymë në Gambi, dhe ne luajë në ora 16:00. Shumë mirë”, ka shprehur frustrimin Aubameyang.
“Më në fund në autobus. Faleminderit për këtë motiv shtesë, Gambia. Nuk do mund të na dëshpëroni me këto gjëra”.
😈😈😈 pic.twitter.com/mwezw6si72
— AUBA⚡️ (@Auba) November 16, 2020
“Jemi pritur në aeroport, kemi kaluar natën aty, u trajtuam si pengje”, ka shtuar më tej anëtari i skuadrës londineze.
Para tri ditësh, Gaboni kishte fituar në shtëpi 2-1 ndaj Gambisë, derisa në takimin e dytë, nuk janë pritur edhe aq mirë nga mysafirët. /Telegrafi/