Site icon Telegrafi

E kaloi testin e vozitjes në tentimin e 960

Plaka 69-vjeçe, Cha Sa-soon, mbiemri i së cilës në gjuhën koreane do të thotë “automjet”, për një kohë të shkurtë u bë shumë e famshme. Ajo është paraqitur në testin e patentë shoferit 960 herë, ndërsa kur më në fund e kaloi, asaj iu dha mundësia e artë për tu paraqitur në reklamën e Hyundait.

Gruaja nga Koreja e Jugut filloi t’i mbajë orët e vozitjes në prill të vitit 2003 dhe për tri vjet ajo mbajti orët e vozitjes çdo ditë, ndërsa më pas ngadalësoi ritmin kështu që filloi të shkojë në vozitje vetëm dy herë në javë.

“Kur më në fund e mori lejen, ne të gjithë ishim të lumtur dhe kemi dalë ta përshëndesim, përqafojmë dhe t’i japim lule”, tha instruktori Park Su-yeon.

Instruktori tha se gjyshja Cha Sa-soon nuk paraqet rrezik për shoferët tjerë dhe shtoi se asaj nuk i ka ecur mirë me testin me shkrim, ndërsa pjesën praktike e ka përvetësuar më lehtë.

“Kam dashur ta marrë lejen për t’i dërguar nipat e mi në kopshtin zoologjik”, tha gjyshja krenare. /Telegrafi/

Exit mobile version