Telegrafi

E kafshon qeni në një restorant, ish-modelja amerikane detyrohet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale (Video)

Një ish-modele është detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike (estetike), pasi një qen në një restorant në Kolorado e ka kafshuar në fytyrë.

Policia amerikane ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan sulmin në Arvada në periferi të Denverit, ku vetëm disa sekonda pas sulmit pronari i qenit ishte zhdukur nga restoranti, transmeton Telegrafi.

Në video shihet qeni i racës “husky” me ngjyrë të bardhë dhe të zezë duke sulmuar në fytyrë ish-modelen, e cila për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes.

Ndërkaq pronari i qenit që ishte ulur pak metra larg biondes, shihet duke ndihmuar viktimën e sulmit dhe më pas largohet pa gjurmë.

Në raportin e policisë thuhet se kjo grua e pafat është operuar në fytyrë pas lëndimit serioz. Ajo rrezikohej të humbte shikimin në njërin sy, por ishin mjekët që intervenuan në kohë për ta shpëtuar /Telegrafi/