Telegrafi

E ka shoqëruar gjatë gjithë kohës në turneun në Mbretërinë e Bashkuar – nëna e Beyonce detyrohet të kthehet në Amerikë për shkak të një urgjence

Foto: Getty Images

Nëna e Beyonces, Tina Knowles, iu desh të ndërpriste qëndrimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Tina, 69 vjeçe, ndan Beyoncen me ish-burrin Mathew Knowles, 71 vjeç, pasi u nda zyrtarisht nga ai në vitin 2011.

Dizajnerja e modës dhe mamaja e famshme tani është e martuar me 76-vjeçarin Richard Laëson dhe ata ndajnë një rezidencë në Los Angeles.

Foto: Wire Image

Dhe fatkeqësisht, asaj iu desh të kthehej në shtëpinë e saj më shpejt se sa ishte planifikuar për shkak të një ‘urgjence’.

Lexo po ashtu Beyonce i ka dhuruar stafit të hotelit ku po qëndron në Londër bileta VIP për shkak të kujdesit ndaj saj

Tina ka jetuar jetën e saj më të mirë në tokën britanike gjatë javëve të fundit duke e shoqëruar Beyonce në turne.

“The Renaissance” përfundon ecurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë.

Ikona e muzikës ndërkaq në këtë turne ishte e shoqëruar edhe nga vajza e saj 11 vjeçare, që u ngjit disa herë në skenë me të.

Krijuesja e hitit “Broken Hearted Girl” do të jetë në turne deri në fund të shtatorit.

Ajo do ta përmbyllë këtë epokë në New Orleans. /Telegrafi/