Miralem Pjanic beson që Roma do të mposht Real Madrid dhe do të kalojë tutje.
Giallorossët luajtën mjaftë mirë në ndeshjen e parë kundër ‘Mbretërve’, por u mposhtën 2-0 në Stadio Olimpico.
“Liga e Kampionëve është një garë e madhe që çdo lojtarë dëshiron të luajë. Unë do të doja të luaja në çdo vit”.
“Është e rëndësishme për të gjithë ne të ëndërrojmë në fitore pasi të gjithë janë pas nesh dhe na shikojnë kur luajmë në këtë nivel garash”.
“Është një garë e madhe dhe shpresojë ta fitojë një ditë”.
“Nuk është asgjë e veçantë të luash përballë skuadrave të mëdha si Barcelona dhe Real, është një ndeshje e radhës. Tani ne jemi në 16 më të mirët dhe duam të kalojmë tutje”, ka thënë Pjanic. /Telegrafi/