Ylli i “10 Things I Hate About You” është tashmë nëna e djalit 6-vjeçar Strummer Newcomb dhe Arlos 2-vjeçar.
Megjithatë, Julia Stiles ka zbuluar se u bë nënë edhe për herë të tretë me bashkëshortin e saj, Preston J. Cook.
Në një intervistë të re me The Neë York Times, aktorja 43-vjeçare zbuloi rastësisht për këtë ndërsa promovoi “Wish You Were Here”.
“Unë kam shumë emocione, sepse kam dhe një fëmijë pesë muajsh dhe fillova të udhëheq filmin tim të parë”, u shpreh ajo.
Sa i përket fshehtësisë dhe hezitimit për të njoftuar lindjen apo shtatzëninë në tërësi, ajo thotë se thjesht “nuk ka folur për këtë”.
Stiles nuk zbuloi gjininë apo emrin e foshnjës.
Julia dhe Preston kanë një jetë tejet private dhe nuk preferojnë të flasin për të në publik. /Telegrafi/