Site icon Telegrafi

A e ka lëshuar Tesla fronin si prodhuesi më i madh i makinave elektrike?

Tesla tani është prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve elektrike pasi rivali kinez BYD kaloi kompaninë e Elon Musk për ta zënë vendin e parë.

Siç raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, Tesla shiti 564 mijë automjete. Megjithatë, thuhet se BYD me bazë në Shenzhen pa një rritje prej 300 për qind dhe shitjet arritën në 641 mijë automjete.

Një numër i prodhuesve të automjeteve elektrike – duke përfshirë Tesla-n, Li Auto, Xpeng dhe Nio – u ndikuan të gjitha nga bllokimet e fundit brenda Kinës, dhe më konkretisht në Shangai. Sidoqoftë, fabrikat e BYD janë të vendosura kryesisht në rajone që nuk pësuan periudha të zgjatura bllokimi dhe për këtë arsye prodhimi vazhdoi me shpejtësi.

Nëse Tesla mund të rimarrë pozicionin e vendit të parë mbetet e paqartë, por kompania shiti 936,172 automjete në vitin 2021.

BYD, e cila është pjesërisht në pronësi të Berkshire Hathaway të Warren Buffet, llogaritet gjithashtu si prodhuesi i dytë më i madh në botë i baterive EV, duke tejkaluar LG-n. Zotërimi i fabrikave që nuk ka gjasa të ndikohet nga bllokimet me akses në një furnizim të bollshëm baterish është një kombinim i fuqishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version