Site icon Telegrafi

“E ka kokën e madhe” – Paris Hilton reagon ashpër ndaj njerëzve që tallen me dukjen e djalit të saj

Foto: Screenshot/Instagram

Paris Hilton ka reaguar ndaj njerëzve që tallen me djalin e saj, Phoenix.

Ylli i famshëm shpesh publikon fotografi me fëmijët në Instagram, por thotë që merr komente mizore.

Shumë kanë shkruar ndër të tjerash se djali i saj e ka ‘kokën e madhe’.

“Fëmijë qesharakë”, “Nuk më duken normalë”, “Këtë fëmijë duhet ta ketë sjellë në jetë një magjistar” – janë vetëm disa nga komentet që po e shqetësojnë modelen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paris Hilton

Më pas, Paris iu përgjigj komenteve negative për fëmijët.

“Kur jeton në qendër të vëmendjes komentet janë të pashmangshme. Por nëse synon fëmijën tim është e papranueshme. Kjo më dhemb aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Përpiqem shumë që djali im të jetë i rrethuar nga dashuri, nëse nuk postoj foto të fëmijës tim, njerëzit do të thonë që nuk jam nënë e mirë kur postoj, hyjnë dhe shkruajnë me plot urrejtje”, tha ajo.

“Unë jam një nënë krenare dhe fëmija im është plotësisht i shëndetshëm. Phoenix është bekimi më i madh në jetën time. Shpresoj që njerëzit të mund ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë dashamirësi, mirësi dhe ndjeshmëri”, shtoi biondja.

Kujtojmë se Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, patën një djalë me ndihmën e një nëne surrogate.

Paris Phoenix ishte fëmija i parë, ndërsa bashkëshorti i saj Carter Reum tashmë ka një vajzë (10 vjeçe) me yllin Laura Bellizzi. Çifti pati një vajzë, Londrën, në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021. Ata ishin miq për 15 vjet para se të fillonin një lidhje në 2019, dhe vetëm tre muaj më vonë u fejuan. /Telegrafi/

Exit mobile version