Site icon Telegrafi

A e ka huazuar Nora Istrefi këngën e re? Flasin producentët (Video)

Këngëtarja Nora Istrefi me të lansuar premierën e këngës së re “Sa t’kom dasht”, ka qenë pjesë e sulmeve nga disa media.

Mediat shqiptare në internet menjëherë kanë hedhur akuza mbi Nora Istrefin dhe dyshime mbi autenticitetin e këngës së re të saj, “Sa t’kom dasht”, shkruan Telegrafi.

Projekti i cili u punua nga producentët e Massive Production, Nurteel Morina dhe Granit Gashi, menjëherë u prit mirë nga publiku i këngëtares.

Dhe, Telegrafi ka kontaktuar producentët e projektit, Nurteel Morinën dhe Granit Gashin nga Massive Production, të cilët me anë të një prononcimi të përbashkët, kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nga fillimi deri në fund kënga është krijim i tyre.

Mirëpo, ata shtojnë se tri taktet e refrenit janë nga kënga e Brunos, e cila nuk do të lansohet asnjëherë edhe pse u lansua “trileri” i projektit, pasi Nora Istrefi dhe Flori kanë arritur akord për këto tri takte të refrenit të këngës “Sa t’kom dasht”.

“Ne si produksion jemi të indinjuar nga mos dijenia e mediave për aspektet muzikore. Eshtë mirë që të konfirmohet një herë autenticiteti i secilës këngë. Ne në Massive Production realizojmë projekte origjinale dhe asnjëherë nuk nisemi për t’u inspiruar diku”.

“Në projektin e Norës kemi bërë një lëshim, pasi që me t’u finalizuar kënga nga ana jonë, ajo ka arritur akord me Florin për të shtuar edhe taktet që janë nga kënga e Brunos, me ç’rast kënga në refren ka pësuar një ndryshim të vogël. Pra, ne kemi respektuar kërkesën e këngëtares dhe kështu arritëm në përfundim të një projekti i cili jemi të bindur se është një nga hitet e radhës të skenës muzikore. Autorë jemi, Massive Production”, u shpreh produksioni në një prononcim të përbashkët.

Nora Istrefi u kthye fuqishëm në këngën që u realizua me klip nga Max Production. /Telegrafi/

Exit mobile version